English

Farmaceutiku-vrasës, shteti urdhëron të hiqet nga tregu

Paris, 17 Tetor 2010 NOA - Një farmaceutik për të kuruar diabetin, i cili është përdorur dhe tek personat obezë për të humbur kilogramët e tepërt, është hequr nga tregu francez i farmaceutikëve.

Sipas një studimi të shërbimeve shëndetësore kombëtare (Cnam), produkti është shkaktari kryesor i disa mijëra vdekjeve.

Mediator, ky është emri i farmaceutikut, që ka dalë në tregun botëror në vitin 1976 dhe bën pjesë në familjen e fenfluramineve, me efektin e tij të heqjes së urisë.

Fenfluraminet kishin përfunduar dhe në shënjestrën e SHBA-së vite më parë, të cilët e përcaktuan atë si rrezikun kryesor të sëmundjeve kardiake, ku si rrjedhojë e hoqën menjëherë nga tregu.

Ndalimi i tyre u krye dhe në Evropë, por Mediator kishte arritur të shpëtonte nga ky vendim. Sipas hetimeve të CNAM, të publikuara nga e përditshmja franceze “Le Figaro”, në një milionë diebetikë rreziku i problemeve kardiake është katër herë më i lartë për pacientët që trajtohen me Mediator.

r.b/NOA

KOMENTE