English

“Ivani i tmerrshëm”, ende në burg

Tiranë, 16 Tetor, NOA - Vazhdojnë të jenë të vlefshme katër arrestimet e tetë serbëve që u ndaluan gjatë përleshjeve të ndeshjes Itali-Serbi. Ndërmjet tyre është dhe personi më i përfolur për këto trazira, Ivan Bogdanov.

Vendimi për të negociuar apo për të shkuar në gjykatë do të merret ditën e hënë. Katër të dënuarit kanë bërë të ditur se protesta ishte e drejtuar ndaj shtetit të tyre në lidhje me vendimet e Federatës së futbollit. Në veçanti është kundërshtuar fakti se në përfaqësuesen e tyre nuk janë marrë lojtarët e ekipit të Yllit të Kuq.

r.b/NOA

KOMENTE