English

Karaibet, pushime falas minatorëve kilianë të mbijetuar

Xhamajka, 16 tetor, NOA - Qeveria e Xhamajkës i ka ftuar 33 minatorët që shpëtuan nga shembja e një miniere në Kili, me pushime në ishullin e Karaibeve.

Kjo u njoftua nga ministri vendas i Turizmit, Edmund Bartlett, i cili e quajti një mrekulli rimëkëmbjen e minatorëve.

Ministri shpjegoi se ftesa iu drejtohet me dashuri dhe ekipeve të shpëtimit, që iu shpëtuan jetën 33 minatorëve kilianë.

Ndërkaq, të mbijetuarit e tragjedisë së rëndë, kanë marrë tashmë oferta të ngjashme nga Greqia, nga disa ekipe të futbollit evropian dhe muzeu i Elvis Presleyt në Tenesi.

n.e/NOA

KOMENTE