English

Kërkime pa sukses për gjetjen e një djali të mbytur në Drinin e Zi

Bulqizë, 16 Tetor 2010 NOA – Ende pa asnjë rezultat kërkimet e ditës së sotme për të gjetur djalin e ri që u mbyt në ujërat e Drinit të Zi nga rrjedha e fortë që mendohet se i shkaktoi fatalitetin mesditën e sotme.

Djaloshi Pëllumb Muka, 27 vjeç nga fshati Gjoricë e Sipërme në rrethin Bulqizë, sipas hetimeve të para policore dhe dëshmive familjare, ka qenë duke përshkuar lumin Drini i Zi si përherë por nga shirat e ditëve të fundit, lumi ishte tejfryrë dhe kishte krijuar rrëmbesa të rrezikshme.

Këto rezultuan fatale për 27-vjeçarin që donte të shkonte në Maqellarë dhe kreu udhëtimin e fundit të jetës së tij të re.

Familja nisi kërkimet e bashkë me të edhe forcat policore dhe trupat e gatshme për kërkime të specializuara, por ende trupi nuk është gjetur.

Dyshimet janë se viktima mund të jetë shtyrë nga ujërat e Drinit të Zi në drejtim të largët por ende nuk ka asgjë konkrete.

e.r/NOA

KOMENTE