English

Kinë, ndahen nga jeta minatorët e mbetur në kurth

Henian, Kinë, 17 tetor, NOA - Janë ndarë nga jeta 20 nga minatorët të cilët kishin mbetur nën tokën e Henianit, në Kinën qendrore pas një shpërthimi.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, ku thuhet se 17 të tjerë janë ende nën tokë, por ndihma për t’i shpëtuar vazhdon dhe në këto moment.

Minierat kineze janë më të rrezikshmet në mbarë botën. Vitin e kaluar, 2 mijë e 600 minatorë janë ndarë nga jeta për shkak të shpërthimeve, shkatërrimeve dhe përmbytjeve.

Për momentin, në minierën e “Pingyu Coal & Electric”, ishin në punë 276 minatorë, prej të cilëve 239 prej tyre arritën të dilnin në sipërfaqe.

r.b/NOA

KOMENTE