English

Kryeministri shkarkon nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Prishtinë, 16 tetor 2010 NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Policinë e Kosovës, ka shkarkuar z. Behar Selimi nga pozita e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Vendimi i Kryeministrit Thaçi është marrë pas rekomandimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi për shkarkimin e z.Behar Selimi.

a.b/NOA

KOMENTE