Ohër, 16 tetor, NOA - Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani mori pjesë dje, në Konferencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës e mbajtur në Ohër të Mqedonisë mbi arritjet në luftën kundër korrupsionit.
Ky samit me temën “Lufta kundër korrupsionit, komente integruese mbi aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare”, u mbajt në qytetin e Ohrit në kuadër të kryesisë Maqedonase të Komitetit të Ministrave të KiE.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Ministri Nishani prezantoi eksperiencën e Shqipërisë në lidhje me masat e marra për parandalimin e fenomenit të korrupsionit si dhe funksionimin e institucioneve shqiptare në penalizmin e subjekteve të përfshira në korrupsion.
Ministri Nishani, gjatë prezantimit të tij u ndal në ngritjen dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit (QKR) dhe Qendrës Kombëtare të Lincensimit (QKL) dhe reformën regullatore të tyre.
Në këtë kontekst ai foli për modelin e Shqipërisë në implementimin 100% të prokurimeve në rrugë elektronike si masa të rëndësishme për parandalimin e veprimeve korruptive nga administrate publike.
Një prezantim të veçantë iu bë funksionimit të ligjit “Antimafia” si një instrument i rëndësishëm në goditjen e aseteve financiare dhe ekonomike të grupeve kriminale. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani pati takime të veçanta me Ministrin e Drejtësisë së Kroacisë, Drazen Bosnjakoviç dhe Ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, Mihajlo Manevski, me të cilët u diskutuan çështje me interes të përbashkët në fushën e zbatimit të drejtësisë.
Në takimin që ministri Nishani pati me homologun kroat Bosnjakoviç u ra dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e ekstradimeve.
Konferenca e ministrave të KiE-s, u përmbyll me një deklaratë të përbashkët për angazhimin e të gjitha palëve për një bashkëpunim rajonal në kuadër të rekomandimeve të GRECO-s dhe Këshillit të Europës.
mit/NOA