English

Nëna e serbit që dogji flamurin shqiptar: Ivani im? Djali më i mirë në botë!

Beograd, 16 tetor, NOA - Nëna e Ivan Bogdanovit, kreut të ultrasve serbë që ushtruan dhunë pak ditë më parë në stadiumin në Xhenovas, duke djegur flamurin shqiptar, e ka mbrojtur djalin e saj duke e quajtur si një djalë të mrekullueshëm, madje edhe më të mirin në botë.

"Ivani biri im, është më e i dashuri dhe i miri i kësaj bote”, tha zonja sebe, Faniko Bogdanov, gjatë një interviste në një të përditshme e Beogradit, duke shtuar se ai është një njeri i nderuar në vendin e saj.

"Unë mendoj se ai është një njeri i mirë për të gjithë të tjerët, përveçse për veten e tij", thotë më tej Faniko për Ivanin e saj, 30-vjeçar i cili jeton me të në një apartament në Dedinje, zona elegante e banesave në kodrat e Beogradit.

Babai i Ivanit ka vdekur gjashtë muaj më parë dhe nëna ndërkaq, e pranoi se ishte shumë e vështirë për të, ta shihte djalin e saj të inkurajonte huliganët në sulmin ndaj stadiumit në Xhenova të Italisë dhe të lexonte akuzat e këqija ndaj tij të lëshuara në media.

"Ai më thirri të enjte, ne biseduam për pak kohë dhe ai më tha se është në rregull", tha serbja, duke shtuar se “ndihet keq kur sheh atë që shkruhet në lidhje me djalin e saj”.

Ndërsa disa nga fqinjët e tij, ishin mjaft të indinjuar me cilësimet si “Ivani i tmerrshëm” nëpër media.

Ndërkaq, gjatë marrjes në pyetje në gjykatë për hetimet paraprake, Ivan Bogdanov tha se ai nuk donte të shkaktonte ndërprerjen e ndeshjes, por vetëm për të sfiduar federatën serbe sepse lojtarët nuk luajnë me Yllin e Kuq të Beogradit.

n.e/NOA

KOMENTE