Tiranë, 17 tetor, NOA - Dita e sotme, e diel, 17 tetor 2010, pritet te nise me vranesira dhe shira te dobet ne te gjithe vendin. Ne mesdite do te kemi shkeputje me kthjellime ne bregdet dhe zonen e ulet, ndersa zonat malore verilindore-juglindore do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet e afat-shkurter.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranesirash por mund te themi qe i gjithe territori rrezikohet nga shirat e dobet dhe lokale. Problematike situata paraqitet serish ne jugperendim te vendit. Mbremja dhe nata do te largoje shirat gradualisht nga i gjithe territori. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle rritje te lehte te tyre ne te gjtihe vendin. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim jugor-jugperendimor ndersa deti do te gjeneroje dallge deri ne 3 balle.
Europa
Kontinentit europian do te dominohet nga moti i kthjellet ne pjesen me te madhe te tij por Europa qendrore dhe lindore do te kete renie te ndjeshme te temperaturave. Ndersa rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te mbeten me vranesira dhe shira te konsiderueshem. Po ashtu, shira te dendur dhe stuhi te forta ere do te kete serish ne zonen e Alpeve dhe nje pjese te Skandinavise ku shirat do te jene ne forme debore.
Ngjarje ekstreme në Europë
Greqia rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe shkarkesa me rrufe;
Europa Qendrore alarmon per temperatura ektremisht te ulta;
Zona e Alpeve do te mbetet me rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe
n.e/NOA