Pogradec, 16 tetor, NOA - Pas një hetimi disa mujor, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme dhe Prokuroria e Pogradecit, në bashkëpunim edhe me
Policinë e Shtetit, kanë finalizuar me sukses goditjen e një grupi kriminal, që kryente kontrabandë mallrash nga Maqedonia në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër në rrethin e Pogradecit.
Sipas burimeve zyrtare, në radhët e këtij grupi ishin rekrutuar edhe disa punonjës të Policisë Kufitare, që kishin për detyrë të kontrollonin dhe mbikqyrnin këtë zonë kufitare.
Në pranga kanë rënë Altin Vladimir Agolli, punonjës i Policisë Kufitare Pogradec, me gradë N/Komisar; Naim Veiz Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Pogradec, me gradë Inspektor si dhe vëllezërit Ardian e Aurel Toska, banues në Pogradec, të cilët ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të kontrabandës së mallrave dhe ndihmoheshin nga punonjësit e policisë në këmbim të dhënies së rryshfeteve.
Sikundër bëjnë të ditur burimet zyrtare këta persona do të përballen me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe kontrabandës.
mit/NOA