Santiago, Kili, 17 tetor 2010 NOA - Ka qenë i pranishëm edhe makthi i kanibalizmit, ai që i ka bërë akoma dhe më të vështira ditët e minatorëve kilianë në pritje të lirisë, të cilët kishin mbetur në një thellësi prej 700 metrash.
Diçka e tillë është bërë e ditur nga njëri prej tyre, 23-vjeçari Richard Villarroel, në një intervistë të dhënë për mediat lokale.
“Ishim në pritje të vdekjes, - tregoi ai, para se të gjendeshin nga forcat e ndihmës së shpejtë, - nuk kemi ngrënë dhe po dobësoheshim shumë. Unë humba 11 kilogramë”, - shtoi ai.
Ai gjithashtu pranoi se kishte menduar rrezikun për t’u kthyer në një kanibal në luftë për mbijetesë, por më pas shtoi se pasi u gjetën, një fakt të tillë e kthyen në shaka.
r.b/NOA