English

Rrëfehet një ushtar i penduar amerikan: Si i torturonim të burgosurit irakianë

Bagdad, 16 tetor, NOA - Ethan McCord, quhet ushtari amerikan i luftës në Irak, i cili pas një pendese të plotë për çfarë ka bërë ndaj të burgosurve irakianë, poshtërimit dhe abuzimit me ta, videot dhe fotot përkatëse i ka publikuar në një blog të regjisorit dhe aktivistit të njohur amerikan, Michael Moore.

Aty tregohet sesi ndryshe nga skandali i fotografive të kryera në burgun Abu Graib, këtë herë ushtria nuk ka aplikuar abuzimin fizik me të burgosurit irakianë, por dhunën psikologjike për t’i frikësuar ata të burgosur të pafuqishëm dhe të pambrojtur. Imazhet konkrete tregojnë sesi gjatë masakrës së vitit 2007, protagonistët e videos janë ushtarë të “Bravo Company” dhe i përkasin konkretisht batalionit të dytë të Këmbësorisë së XVI amerikane.

Në burgosurit kanë qenë gjithmonë me sytë të lidhur dhe me duart e lidhura. Në video shihet sesi një ushtar, në mënyrë fiksuese i përsërit një qytetari irakian se së shpejti do të vihet në burg, duke i ulëritur vazhdimisht në vesh të njëjtën gjë.

Ndërsa në filmimin tjetër, një i burgosur me duart dhe sytë e lidhura, është i poshtëruar nga ushtari amerikan, duke e detyruar për të ngritur dhe të ulë duart në mënyrë të përsëritur.

Ish-veterani i luftës, McCord rrëfen në ditar: "Kam filluar xhirimet për këto video dhe të bëj fotografi, kur kam kuptuar se çfarë ishim duke bërë në Irak, ishte e gabuar. Dëshmitë flasin për abuzimet me të burgosurit, të cilat nuk janë fizike, por mendore, emocionale dhe poshtëruese. Në sytë e mi, këto veprime janë më keq se dhuna fizike".

n.e/NOA

KOMENTE