English

Samsung GT-E1252, një celular i ri tepër ekonomik me dy karta

Samsung ka anonçuar kohët e fundit modelin e ri GT-E1252, një telefon celular i tipit ekonomik I pajisur me dy vende për karta që është në gjendje ti përdorë njëkohësisht.

Bëhet fjalë për një celular GSM/EDGE dualband, me një display prej 128 x 160 me një madhësi prej 2.0 polësh dhe 262 mijë ngjyra, por pa kamera. Samsung GT-E1252 ka përmasa: 112.7 x 46.65 x 13.9 milimetër dhe është I pajisur me një bateri prej 1.000 mAh, radio FM dhe rubrikë telefonike me 1 mijë vende. Në gjendjen e tij aktuale ai do të prezantohet në Rusi dhe më pas në disa vende aziatike.

r.b/NOA

KOMENTE