English

Shkolla “Ismail Qemali” me kamera, drejtoresha: Jo për mbesën e Kryeministrit

Tiranë, 16 tetor 2010 NOA – Shkolla e mesme e përgjithshme “Ismail Qemali” në Tiranë është pajisur me sistem monitorimi me kamera por kjo risi është aluduar se erdhi pikërisht nga mbërritja e mbesës së kryeministrit Sali Berisha.

Vojsava Thanasi, drejtore e shkollës së mesme të përgjithshme “Ismail Qemali” në Tiranë, ka deklaruar sot se në media, per qellime politike është shkruar se sistemi i kamerave qenka vendosur ne shkollë me rastin e ardhjes se mbeses se kryeministrit.

“Sistemi i monitorimit te shkolles me ane te kamerave nuk ka lidhje me ardhjen e ndonjë nxënësi te veçantë ne kete shkolle, qofte ketu edhe mbesa e kryeministrit Berisha. Ai është vendosur per te parandaluar dëmtime te mundshme te pronës duke pasur parasysh numrin e madh te nxënësve te shkollës”, - thotë Thanasi.

Ajo evidenton se ky sistem është kontraktuar gati nje vit më parë, dhe është instaluar ne vere, përpara fillimit te regjistrimeve te nxënësve.

Thanasi vëren se vendosja e kamerave është miratuar nga bordi i prindërve dhe ka qene ne projekt qe ne fillimin e vitit shkollor 2009-2010, është firmosur nga kryetarja e bordit te prindërve (bordi i vitit të kaluar), nga drejtoresha e shkollës e mëparshme dhe kryetarja e senatit.

“Si model per vendosjen e kamerave u mor shkolla e mesme e Kombinatit, ku mbas instalimit te sistemit atje nuk pati me dëmtime te bazës materiale te shkollës”, - pohoi Thanasi, duke shprehur edhe keqardhjen për shkrimin në një gazetë të përditshme ku “përgojoni ne mënyrë te padenje një nxënëse te kesaj shkolle per qellime politike, ndërkohë qe askush nga stafi i gazetës suaj nuk ka drejtuar asnje pyetje personelit te kesaj shkolle per te mesuar dhe per t’u njohur me dokumentet qe faktojne te verteten per vendosjen e sistemit te kamerave ne shkollen tone qe nuk ka asnje lidhje me pretendimet tuaja”.

Në përfundim të deklaratës së saj, Thanasi thotë se “sulmi ndaj fëmijëve te veçantë është një akt i dënueshëm moralisht dhe ligjërisht”.

e.r/NOA

KOMENTE