Tiranë, 16 Tetor, NOA – Dënimet e gjyqtarëve ndaj akteve korruptive dhe ryshfeteve duhet të jenë më të ashpra, pasi kjo dukuri duhet të goditet njëherë e mirë nga sistemi i drejtësisë në vend.
Ky ka qenë mesazhi i hedhur sot nga numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, gjatë një takimi me kryetarët e gjykatave në vend, sipas të cilit, për korrupsionin gjatë inspektimit të ndërmarrë nëpër gjykata, dënimet ishin minimale.
Ndër të tjera, ai vuri në dukje edhe faktin se 71 përqind e vendimeve të gjykatave nuk ekzekutohen dhe kjo është një dukuri sipas tij që e bën të çalojë së tepërmi sektorin e drejtësisë në vend.
“Ka intensitet lufta kundër pasurisë”, tha më tej numri 2 i KLD-së gjatë takimit të zhvilluar sot paradite me kryetarët e gjykatave.
Vetëm pak ditë më parë, ai ndërmori një inspektim të befasishëm në Gjykatën e Tiranës dhe konsistoi në mjaft shkelje të afateve dhe procedurave nga ana e gjyqtarëve.
n.e/NOA