English

Studimi: Të rinjtë i largohen detit, preferojnë ujërat termale

Romë, 16 tetor, NOA - Jo vetëm plazhet janë në modë, por të rinjtë tani janë në kërkim gjithnjë e më shumë të ujërave termale, të cilat janë cilësuar si burime të shëndetit.

Krahasuar me të kaluarën, sot nuk kanë fund frekuentimet e ujërave termale për trajtimin e sëmundjeve akute dhe kronike ose rehabilitim funksionale të organeve të ndryshme të trupit, sikundër ka një kërkesë në rritje në mbarë botën për trajtime me qëllimin e përmirësimeve fizike dhe psikologjike, për mbrojtjen e shëndetit në përgjithësi.

Mosha mesatare e atyre që frekuentojnë ulurat termale në botë, sipas një studimi të “Federterme”, është ulur gradualisht, ku 20% e totalit të tyre janë mes moshave 20 dhe 45 vjet.

Në mes të shumë ndryshimeve, elementi i vetëm që mbetet relativisht konstant me kalimin e kohës është lloji i sëmundjeve të trajtuara në llixha, ku 70% e tyre e zënë çrregullimet respiratore dhe muskulore, të ndjekura nga sëmundjet gastrointestinale, pezmatimi i lëkurës dhe sëmundjet vaskulare.

n.e/NOA

KOMENTE