English

Suri Cruise ndihom Holmes në zgjedhjen e kozmetikëve

Hollivud, 17 tetor, NOA - Suri Cruise është vetëm katër vjeç, por që tani ajo duket se i ka idetë tepër të qarta në lidhje me stilin e saj të veshjes.

Shumë herë, ajo zgjidhet si vajza e vogël më trendy dhe më elegante.

Tashmë, është bërë e ditur se vajza e Tom Cruise ka një njohje të mirë dhe për kozmetikët. E pabesueshme, por e vërtetë, vajza ka ndihmuar mamanë e saj për të shpenzuar 1 mijë e 300 dollarë në një parfumeri, duke e këshilluar mbi ato që do të blejë.

“Suri ka zgjedhur produkte me një vlerë prej 1 mijë e 300 dollarë në dyqanet e Sephora në Toronto”, - ka treguar një person anonim për revistën Life & Style.

Kozmetikët e prferuar të Surit me sa duket janë Lura Mercier dhe Smashbox. Siç bëhet e ditur ajo dinte mjaft mirë atë çka kërkonte.

r.b/NOA

KOMENTE