English

Transeksualja denoncon organizatën, nuk e la të merrte pjesë në turneun e golfit

SHBA, 16 Tetor 2010 NOA - Ka denoncuar LPGA-në pasi nuk e lejojë që të merrte pjesë në një turne golfi. Bëhet fjalë për Lana Lawless, një transseksuale e cila tashmë është nga të gjitha anët një femër. E thënë më mirë Lana para operacionit ishte një mashkull, që punonte me forcat policore në Kalifornia, ato speciale të njohura si SWAT.

Lana Lawless, kampione e vitit 2008 në turneun Long Drive Association, ka denoncuar LPGA pasi I mohuan të drejtën e pjesëmarrjes falë një vendimi i cili nuk lejonte konkurentët që nuk kishin lindur femra.

Lawless ka paditur dhe LDA dhe kjo pasi kjo organizatë ka nxjerrë rregulla të veçanta dhe pikërisht ishin ata që nuk lejonin pjesëmarrjen e saj në kampionatin e golfit.

Mbrojtësi ligjor në këtë çështje të Lana është Christopher Dolan.

“Denoncimi do të shërbejë për të detyruar LPGA dhe LDA t’i japë fund këtyre praktikave raciste që përdorin në sportin e golfit. Diçka të tillë e them pasi ligji në Kalifornia u del në mbrojtje të gjithë minorancave duke përfshirë këtu dhe rastet e njëjta me këtë të Lana”, - deklaroi ai për mediat.

“Kampionati i Ligës Femërore do të fillojë të martën dhe do të shohim nëse ajo do të marrë pjesë apo jo”, - përfundoi Dolan.

r.b/NOA

KOMENTE