Kavajë, 16 tetor, NOA – Një aksident fatal me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Kavajë-Plepa.
Ngjarja e rëndë konfirmohet nga burimet policore të qarkut të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ajo ka ndodhur tamam në vendin e quajtur Mali i Robit.
Siç bëhet me dije më pas, gjithçka ka ndodhur pas përplasjes së një trajleri me një fuoristradë, ku edhe udhëtonin katër personat e lënduar.
Viktimat janë përkatësisht një burrë dhe një grua, të moshave rreth 20 dhe 40 vjeç, deri tani ende të paidentifikuar nga forcat e policisë.
Ndërsa targa e trajnerit mësohet të jetë MT 27 45 dhe ajo e fuoristradës A 0670 D, teksa thuhet se është shoqëruar në polici drejtuesi i trajlerit.
Ekipi hetimor i cili ka mbërritur në vendngjarje, raporton se shkak i aksidentit fatal mund të ketë qenë shpejtësia dhe lagështira ...(vijon).
n.e/NOA