Londër, 16 tetor, NOA - Ajo donte të ishte në formën pas pushimeve, e kjo ka qenë pikërisht arsyeja pse 36-vjeçarja britanike, Lucy Princi, nisi të aplikonte një dietë mjaft të rreptë.
Nga e cila për fat të keq ka gjetur vdekjen, pasi humbi 10 kilogramë vetëm brenda një muaji.
Dieta e rreptë e saj, siç raportojnë mediat britanike, përmbante eliminimin e të gjitha ushqimeve tradicionale, duke i zëvendësuar ato vetëm me pure patatesh, dhe seanca dobësimi në palestër, gjithnjë e më të rënda.
Sakrificat duket se iu shpërblyen, duke rënë 10 kg në muaj, duke vajtur konkretisht në 92 kilogramë nga 102 që ishte fillimisht.
Por ulja e peshës ishte shumë drastike dhe e papritur për fizikun e saj, dhe presioni kishte nisur t’i binte poshtë normales dhe kështu nivelet e kaliumit, ishin tejet të ulëta për moshën e saj.
Dhe kështu, përfundimisht, zemra e saj u nuk ia dilte dot më të pomponte gjakun.
Gruaja e shkretë u shemb në punë, në karrigen e shefit të saj, pasi ka punuar në një pikë shitje të Toyotas në Burnaston të Anglisë dhe vdiq në spital pa rifituar vetëdijen.
n.e/NOA