English

Aksidenti tragjik në Durrës, të vdekurit, nga e njëjta familje

Kavajë, 17 Tetor 2010 NOA Update – Ka arritur në katër numri i viktimave të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e plazhit në vendin i quajtur “Mali i Robit”.

Pas vdekjes së B. Gurrës dhe R. Gurrës mëngjesin e sotëm kanë vdekur në spital mjekët thane se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e plagëve të mara dhe me gjithë mjekimin e nevojshëm gjendja shëndetësore nuk është përmirësuar.

Incidenti fatal ndodhi dje në rrugën Plepa-Kavajë, kur u përplas fuoristrada me targa të Tiranës me një mjet të tonazhit të rëndë me targa MT 2745 A.

Dy vëllezërit I. dhe B. Gurra gjendeshin në makinë bashkë me gruan e Bujarit, si dhe fëmijët e njërit prej tyre.

Nga përplasja e makinës së tyre tip fuoristradë me një trajler që i përplasi, gjetën vdekjen e menjëhershme B. Gurra dhe R. Gurra. Aksidenti bëhet edhe më tragjik për faktin se viktimat janë nga e njëjta familje.

Policia tha se dyshohet për aksident i ardhur nga përplasja e trajlerit me fuoristradën dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të rëndë.

Tre te plagosurit e ngjarjes gjenden ne spitalin e Durresit ne gjendje te rende, ka deklaruar sot policia lokale.

Me heret diten e djeshme, policia dha emra te gabuar te viktimave te aksidentit, kurse sot informoi se ishte bere nje gabim ne publikimin e te dhenave te viktimave dhe te plagosurve.

a.k/NOA
KOMENTE