Mynih, 17 tetor, NOA/ Rid Bulku - Pas shtatë fitoresh në radhë tashmë ka ardhur dhe humbja e parë e Mainz, ku në sfidën me Hamburgun ata u mundën me rezultatin 1 me 0 nga goli i Guerrero.
Një ndeshje të shkëlqyer ka zhvilluar Mario Gomez, i cili me një tri-golësh të shënuar në sfidën e Bayern me Hanoverin ka bërë që kampionët në fuqi të fitonin me rezultatin 3-0.
Mirë është paraqitur dhe skuadra e Werder, e cila doli fitimtare në sfidën me Freiburgun me rezultatin 2 me 1.
Ndeshja mes Schalkes dhe htutgardit ka mbaruar me shifra të barabarta 2 me 2.
Tashmë Kampionati Gjerman i Bundesligës nuk drejtohet vetëm nga Mainz pasi ata janë arritur në kuotën e 21 pikëve dhe nga ekipi I Borussia Dormund, që fitoi ditën e djeshme me Këlnin.
Për t’u përmendur është fitorja e Bajernit, ku tashmë ekipi i Van Gaal ka rikuperuar pozicione në klasifikim duke u ngjitur në 11 pikë.
r.b/NOA