English

Catherine Lalumiere promovon “Rrëfenja me ndërkombëtarë” të shkrimtarit Aliçka

Paris, 17 tetor, NOA, Milena Selimi - Në kuadrin e veprimtarive vjetore kushtuar letërsisë evropiane “Refleksion mbi Evropën” Delegacioni i Komisionit Evropian në Francë organizoi në mjediset e Selisë së Evropës në Paris, një mbrëmje kushtuar veprimtarisë së shkrimtarit Ylljet Aliçka si dhe promovimit në frëngjisht të botimit të librit të tij “Les etrangeres” (Një rrëfenjë me ndërkombëtarë) përkthyer nga Odile Daniel.

Me pjesëmarrjen e mbi 200 të ftuarve, për veprën e shkrimtarit Aliçka, folën Shefja e Misionit të Komisionit Evropian, ambasadore Anne Houtman, Drejtoresha e Qendrës Evropiane në Paris, Catherine Lalumiere, (ish-Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës), botuesi Jean Pierre Simon si dhe profesor Ardian Marashi, profesor në Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Evropiane në Paris, i cili dhe animoi këtë veprimtari.

Vitet e mëparshme një refleksion i ngjashëm i është dedikuar letërsisë spanjolle dhe asaj çeke, e përkatësisht për shkrimtarin spanjoll Cabré e atë çek Ourednik.

“Rrëfenja me ndërkombëtarë” është ribotuar nga Sh. B. Toena në shqip, më 2009 dhe është nderuar me çmimin "Kult".

m.s/a.k/NOA

KOMENTE