Nju-Jork, 17 tetor, NOA – Administrata amerikane e ushqimit dhe drogave i ka lënë rrugë të lirë përdorimit të inxheksioneve me Botox për trajtimin e dhimbjeve kronike të kokës, siç janë migrenat.
Ky ilaç do të lejohet tashmë të përdoret për uljen e dhimbjeve të kokës.
Inxheksionet me Botox do të lejohen të përdoren për të rriturit të cilët vuajnë nga migrena kronike në kokë, dhe dhimbjet rreth qafës.
Vetë administrata “Food and Drug” që kontrollon sigurinë e farmacive dhe ushqimit në Amerikë në një deklaratë shpjegoi se të sëmurët kronikë që vuajnë në pjesën më të madhe të muajit nga dhimbjet e kokës dhe qafës do të mund të marrin çdo 12 javë një inxheksion me Botox.
Por, ky inxheksion nuk do të lejohet për ata që vuajnë nga këto simptoma përgjatë 14 ditësh apo më pak brenda një muaji.
Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që aprovoi përdorimin e Botox për trajtimin e migrenës, në muajin korrik.
Miratimi edhe nga FDA vjen pas pak më shumë se një muaj pasi kompania farmaceutike Allergan pranoi të paguajë 600 milion dollarë për hetimin federal në praktikat e saj të shitjes së Botox.
Tashmë aksionet e kompanisë farmaceutike Allergan janë rritur me 7 përqind menjëherë pas daljes së urdhrit të FDA-së, ndërsa një inxheksion Botox kushton 73,90 $.
Botox-i është një proteinë komplekse që krijohet nga një bakter i quajtur Clostridium Botulinum.
Botox rrjedh nga helme të tilla që mund të shkaktojnë helmim ushqimor të njerëzve, por kjo proteinë nuk shkakton të njëjtin efekt në lëkurë, pasi përdoret edhe për rigjenerimin e saj.
mit/NOA