English

Formula martesore pakistaneze me atë që do familja dhe atë që do zemra

Islamabad, 17 Tetor 2010 - Vëmendja e tërë Pakistanit është përqendruar në një 23 vjeçar i cili brenda 24 orëve do të martohet me 2 vajza.

Martesa e parë do të jetë me vajzën që e kërkon familja, ndërsa martesa e dytë do të bëhet me vajzën që, Azar Haidri, thotë se ka rënë në dashuri.

Fillimisht 23 vjeçari ka refuzuar të martohet me vajzën me të cilën ishte i fejuar që prej se ishte fëmijë, mirëpo refuzimi do të lëndonte familjen e tij. Martesat e aranzhuara në këtë formë në Pakistan janë tradicionale, ashti si dhe poligamia që është e lejuar në fenë islame. Haidri ka thënë se të dy vajzat me të cilat do të martohet janë pajtuar që të jetojnë së bashku. Disa televizione pakistaneze kanë paralajmëruar që do të transmetojnë drejtpërdrejt ceremonitë martesore të 23 vjeçarit, citon sot radio Evropa e Lirë.

KOMENTE