English

Gjenden trupat e pajetë të dy minatorëve

Ekuador, 17 tetor NOA - Dy nga katër minatorët e bllokuar ditën e premte në fundin e një miniere ari në Ekuador, janë gjetur sot të vdekur, ndërsa dy të tjerët flitet se mund të jenë ende në jetë.

Informacioni për ngjarjen tragjike është bërë e ditur nga Ministri i burimeve Natyrore, Carlos Pareja.

Ndihma e shpejtë sipas tij, ka arritur që t’i çojë oksigjen katër minatorëve të mbetur në 150 metër thellësi.

Kështu, ndryshe nga minatorët në Kili të cilët arritën të shpëtonin dhe në një thellësi prej 600 metrash në Ekuador mund të themi se vështirësitë janë shumë më të mëdha.

Nga kjo situatë kuptohet mjaft mirë se sa me fat kanë qenë minatorët kilenë që qëndruan për 70 ditë dhe arritën të mbijetonin.

Ekuador, trupi i parë i pajetë që u gjet, ishte ai i Walter Vera, 31 vjeç, baba i tre fëmijëve.

Ai ishte së bashku me të vëllanë e tij Angel, 29 vjeç, Paul Aguirre dhe Pedro Mendoza, të dy 21 vjeçarë.

Ata kanë ngecur në tunel si rrjedhojë e shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë atë zonë disa ditë më parë.

“Punimet për të shpëtuar minatorët janë duke u bërë me ritëm të përshpejtuar, objekti i parë mund të themi se është arritur”, - shkruhej në një komunikatë e cila ka rritur shpresat për shpëtimin e minatorëve.

r.b/NOA

KOMENTE