Izrael, 17 tetor, NOA - Bisedimet e drejtpërdrejta për paqen në Lindjen e Afërme, të inicuara me mundim nga SHBA-ja kanë ngecur.
Kështu është shtyrë për një kohë të pacaktuar takimi i planifikuar të mbahej javën e ardhshme në Paris mes Izraelit dhe palestinezëve, bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.
Shefi i bisedimeve nga pala palestineze Sajeb Erekat, bëri përgjegjës politikën e ngulimeve izraelite për dështimin e të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare. Plani i ndërtimeve të reja të Izraelit në Jeruzalemin lindor u dënua pas SHBA-së edhe nga Rusia dhe Franca.
Në samitin e Parisit presidenti i Francës Nicolas Sarkozy kishte ftuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, presidentin palestinez Mahmud Abaz si dhe presidentin e Egjiptit Husni Mubarak.
NOA/DV