Xhamajka, 17 tetor, NOA - Qeveria xhamajkane i ka dërguar 33 minatorëve kilienë jnë ftesë për të kaluar pushimet në ishujt e Karaibeve.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Edmund Bartlett, i cili e përcaktoi historinë e minatorëve si një “mrekulli”.
Ministri bëri të ditur se ftesa është e vlefshme dhe për partneret e tyre, të fejuarët dhe fëmijët.
33 minatorët kanë dhe oferta të tjera analoge dhe nga Greqia, nga disa skuadra futbolli evropiane dhe nga muzeu i Elvis Presley, në Tennessee.
r.b/NOA