Tokio, 17 Tetor 2010 NOA - Japonezët e apasionuar pas kopshtarisë tashmë mund të mbështeten tek analizat automatike të luleve direkt nga telefoni i tyre celular.
Ideja e shërbimit ka mbërritur nga kolosët e komunikimit Ntt Docomo.
Shërbimi bazohet në një sensor special për lulet në tokë, i cili mat temperaturën, ujin dhe intensitetin e diellit dhe të dhënat i paraqet menjëherë në celularin e përdoruesit.
Për t’u përmendur është fakti se përdoruesi merr në telefon këshilla të personalizuara dhe jo informacion thjesht të përgjithshëm për çdo abonent.
r.b/NOA