Kaliforni, 17 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Është shndërruar në një përballje të drejtpërdrejtë mes administratës së Presidentit të SHBA, Barack Obama dhe promotorëve të referendumit, çështja e liberalizmint të drogave të lehta në Kaliforni.
Ministri i Drejtësisë, Eric Holder, ka pohuar se autoritetet do të vazhdojnë të ndjekin personat që janë në disponim të marijuanës dhe pse mund të lejohet ligjërisht mbajtja e tyre në bazë të vendimit që pritet të merret në muajin nëntor.
Data e votimit, 2 nëntor, është gjithmonë e më afër dhe në bazë të sondazheve mund të themi se shumica e popullsisë është në favor të liberalizmit të drogave të lehta.
Në kundërshtim të këtij vendimi është dhe guvernatori i këtij shteti, Arnold Schwarzenegger, i cili e ka përcaktuar një nismë të tillë si një “gabim shumë të madh”. Ajo që mund të thuhet me siguri është se liberalizmi i drogave të lehta do të ndikojë shumë në ekonominë e Kalifornisë, shprehen ekspertët ekonomikë.
r.b/NOA