Meksikë, 17 Tetor 2010 NOA - Janë të paktën 11, personat që kanë mbetur të vdekur në 24 orët e fundit në Ciudad Jaurez, i cili cilësohet si qyteti më i dhunshëm i Meksikës.
Episodi më i rëndë ngjau në një festë, ku gjashtë prej tyre, të gjithë të rinj mes moshës 18 dhe 25 vjeçare, ishin duke festuar.
Një komando i armatosur ka ndërhyrë në këtë festë ku ka qëlluar në turmë dhe ka vrarë dy të rinj.
Katër të tjerë u ndanë nga jeta disa çaste më vonë kur u shtruan në spital.
Mund të themi se shumë shpesh qyteti në kufi me El Pason, në Teksas është shumë shpesh një fushë beteje mes trafikantëve të drogës në Meksikë.
r.b/NOA