English

Nano dhe Meta, takimi mbyllet me heshtje për mediat

Tiranë, 17 Tetor 2010 NOA Update – Është mbyllur pa asnjë deklaratë për mediat, takimi mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe zëvendëskryeministrit aktual Ilir Meta.

Pas disa orësh drekimi në një lokal në qendër të kryeqytetit, Nano dhe Meta janë larguar secili me makinën e tij, pa dashur të shprehen publikisht për asgjë lidhur me katër orët e drekës.

Nga burime jozyrtare bëhet e ditur se në drekë kanë qenë të pranishëm edhe disa deputetë të opozitës, por detaje të tjera nuk u konfirmuan.

Kreu i LSI, Meta kishte folur dhe ne telefon para disa ditesh me z.Nano dhe e konfirmoi biseden pa dhene shume detaje.

e.r/NOA

KOMENTE