Tiranë, 17 Tetor 2010 NOA – Ish-kryeministri Fatos Nano dhe zëvendëskryeministri aktual Ilir Meta janë duke folur aktualisht në një bisedë pa prani mediesh në një lokal bar-kafe-restorant në qendër të Tiranës, i pohuan agjencisë NOA, burime në këtë takim që edhe në këto momente është duke vazhduar.
Bëhet e ditur se në këtë takim ndodhen edhe dy bashkëpunëtorë të z.Meta por nuk mungojnë edhe disa deputetë të Partisë Socialiste, mesa duket, përkrahës të z.Nano.
Kreu i LSI, Meta kishte folur dhe ne telefon para disa ditesh me z.Nano dhe e konfirmoi biseden pa dhene shume detaje.
Vijon...