Tiranë, 17 Tetor 2010 NOA Update – Është mbyllur pa asnjë deklaratë zyrtare për mediat, takimi mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe zëvendëskryeministrit aktual Ilir Meta.
Pas disa orësh drekimi në një lokal në qendër të kryeqytetit, Nano dhe Meta janë larguar secili me makinën e tij, pa dashur të shprehen publikisht për asgjë lidhur me katër orët e drekës.
Para largimit, ka folur vetem z.Nano
Ju e dini qe unë dhe zoti Meta jemi të martuar, - tha Nano duke përdorur doza ironie siç e ka zakon. Kurse shtoi: Ne presim me simpatinë e duhur të gjitha dasmat, - duke aluduar kështu edhe për dasmën e javës së ardhshme të z.Rama me Linda Bashën.
Sa i përket argumentit politik të ditës, z.Nano preferoi të thotë vetëm kaq: “Ju, tani prisni surpriza. Ato do të vijnë shpejt”.
Nga burime jozyrtare bëhet e ditur se në drekë kanë qenë të pranishëm edhe disa deputetë të opozitës, por detaje të tjera nuk u konfirmuan.
Kreu i LSI, Meta kishte folur dhe ne telefon para disa ditesh me z.Nano dhe e konfirmoi biseden pa dhene shume detaje.
e.r/NOA