Uashtington, 17 tetor, NOA - Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara në lindje të Republikës Demokratike të Kongos vetëm vitin e kaluar janë përdhunuar deri në 15.000 veta.
Në këtë territor gjigant (më i madh sesa Afganistani) trupat e paqes të OKB-së (MONUSCO) e kanë të pamundur të garantojnë mbrojtje të plotë të popullsisë civile, i raportoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ngarkuari i posaçëm për Kongon Roger Meece.
MONUSCO ka ende mbi 18.000 ushtarë helmetkaltër dhe policë, por me trysninë e qeverisë vendase po e zvogëlon kontingjentin e vet.
NOA