Sarandë, 17 tetor, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në Sarandë. Korrespondenti i Agjencisë NOA raporton se nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën një person.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Zamir Koka, i cili ka qenë në drejtimin e njërit prej dy automjeteve. Ndërkohë që nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë dhe një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Sarandës dhe mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia e rrugës, si dhe lëvizja e automjetit mbi nivelin e lejuar të shpejtësisë.a.k/NOA