English

Presidenti Tadiç premton masa të rrepta: Serbinë nuk do ta drejtojnë huliganët

Beograd, 17 tetor, NOA - Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar se çdo përpjekje e ardhshme e huliganëve për të cenuar qytetin do të hasë në përgjigjen e merituar, që në rast të nevoje do të jetë edhe i ashpër.

“Serbia është vend i sigurt dhe atë nuk do ta drejtojnë huliganët", ka thënë Tadiç për shtypin beogradas.

Huliganët serbë në ndeshjen Itali-Serbi shkaktuar trazira të shumta duke sjellw dhe ndërprerjen e ndeshjes.

Gjatë vandalizmave tw huliganëve u dogj dhe flamuri shqiptar. Shumë tifozë serbë u arrestuan ndërkohë që disa prej tyre janë dëbuar për 10 vjet nga Itali. Ngjarja shkaktoi tension në raportet Itali-Serbi.

NOA

KOMENTE