Ata thonë se dalja nga kjo krizë do të jetë shumë e vështirë dhe bazuar në qëndrimet e partive politike, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Analisi i pavarur Mufail Limani, tha se klasa politike akuale në Kosovë e cila shkaktoi këtë krizë institucionale, nuk ka menduar për interesat e shtetit, por për interesa partiake.
“Ky është një lajm i keq për të gjithë ata që kanë shpresuar që Kosova është një vend i qetë stabil dhe i udhëhequr nga një lidership stabil dhe që është i gatshëm të bisedojë për çështje të shtetit, në radhë të parë do të thosha relaksimin e marrëdhënieve me Serbinë, tejkalimin i armiqësive dhe evitimin i çfarëdo mundësie për konflikt“, thotë analisti Mufail Limani.
Udhëheqësit politikë kosovarë, tashmë e kanë theksuar disa herë se ata nuk do të hyjnë në bisedime me Serbinë, para se në Kosovë të dalë një klasë e re politike nga zgjedhjet e ardhshme.
NOA