Moskë, 17 tetor, NOA - Rusia po del nga kriza ekonomike. Për këtë dëshmojnë të dhënat e publikuara nga Shërbimi Shtetëror i Statistikeve i Rusisë (Rosstat). Njoftohet, se prodhimi industrial për 9 muajt e këtij viti u rrit gati 9% në krahasim me periudhën analogjike të vitit të kaluar, të cilit i ra për pjesë faza kulminante e krizës.
Në mënyrë më të suksesshme se gjithë të tjera u zhvilluan degët përpunuese. Në ekonominë bujqësore situata paraqitet më pak e volitshme, e kënaqshme.
Për shkak të thatësirës së paparë të kësaj vere në vend u mblodh më pak bereqet, por rezervat e drithit të vitit të kaluar mjaftuan për mbulimin e deficitit.
NOA