Moskë, 17 tetor, NOA - Zhvillimi i mundshëm i samitit Rusi-NATO në Lisbonë është ekuacion me shumë të panjohura, mendon Përfaqësuesi rus pranë Aleancës Dimitri Rogozin, duke komentuar propozimin e NATO-s për të zhvilluar një takim të nivelit të lartë.
Ai thotë se është ende e paqartë, nëse është e gatshme vallë NATO të udhëhiqet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të marrë vendimin e përdorimit të forcës ushtarake në arenën ndërkombëtare.
Edhe një "x" tjetër Rogozin quajti sistemin kolektiv të mbrojtjes Antiraket të Aleancës, pasi një ftesë e tillë mund të bëhet manovër politike, që lejon dislokimin e raketave natoviane afër kufijve rusë.
NOA/RUVR