English

Universi, pas 5 miliardë vitesh do të mbarojë…

Massachusetts, 17 tetor, NOA – Universi nuk është i përjetshëm dhe zgjerimi i tij është i destinuar të ketë një fund.

Por kur do të vijë fundi i botës?

Kësaj pyetjeje i japin një përgjigje disa hipoteza, që mbështeten mbi spekullime teorike.

Fundi i universit mund të vijë pas pesë miliardë vjetësh....

Këtë hipotezë e kanë ngritur katër fizikantë të njohur të universiteteve prestigjoze Berkeley në shtetin Massachusetts, Instituti i Teknologjisë (Mit) dhe universiteti japonez i Tokios.

Fizikantët e kanë përshkruar hipotezën e tyre edhe në internet.

Kushdo që është i interesuar mbi këtë hipotezë mund ta lexojë atë në sitin shkencor në internet arXiv.

mit/NOA
KOMENTE