English

Wayne Rooney do të largohet nga United në Janar

Londër, 17 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - “Wayne Rooney do të largohet nga ekipi i Manchester United në muajin janar”. Gazeta “Sunday Mirror” shkruan se është tepër e bindur për këtë çështje dhe e ka publikuar lajmin në nivel ndërkombëtar.

Bëhet e ditur se 24-vjeçari do të lërë ekipin pasi marrëdhëniet e tij me teknikun Alex Ferguson nuk janë të mira.

Pas skandalit që u përfshi Rooney, duhet thënë se midis tij dhe teknikut skocez nuk ka pasur asnjë formë dialogu.

Duke parë këtë situatë në Angli janë hedhur në sulm ekipet e Çelsit dhe Manchester City, ndërsa në Spanjë, Reali i Madridit dhe Barcelona janë të gatshëm.

Megjithatë shtypi britanik pohon se Rooney mund të ndryshojë ekip, por jo qytet, pasi City është e gatshme ta presë atë krahë hapur dhe kjo sidomos duke parë pëlqimin e presidentit Mansour, në drejtim të sulmuesit anglez.

Një arsye tjetër që çon në mundësinë e largimit të tij janë dhe problemet ekonomike që ka skuadra e United, e cila mund të përfitojë një shifër të majme në rast se do të linte të lirë Rooney për t’u larguar.

r.b/NOA

KOMENTE