English

Zvicër, ndërtohet tuneli më i madh në botë

Zyrih, 17 tetor, NOA – Kanë përfunduar punimet për tunelin më të gjatë në mbarë botën. 57 kilometër, i gërmuar në një thellësi prej 2 mijë metrash, në zemër të alpeve zviceriane, mes Erstfeld dhe Bodios.

"San Gottardo" do të jetë ura lidhëse midis Italisë dhe Zvicrës.

Tuneli do të lejojë lidhjen hekurudhore duke filluar që nga viti 2017, me linjën Zyrih- Milano në një kohë prej 2 orë e 40 minuta.

Trenat do të udhëtojnë me një shpejtësi prej 250 kilometrash në orë.

Çdo ditë në këtë tunel mund të kalojnë 300 trena, të cilat do të lehtësojnë shumë trafikun rrugor evropian.

r.b/NOA

KOMENTE