English

Berisha: Të premten mbledh tryezën e partive për reformën zgjedhore

Tiranë, 18 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha do të thërresë ditën e premte në orën 11 tryezën e partive politike për të nisur diskutimet për reformën zgjedhore.

Shefi i ekzekutivit e ka bërë këtë deklaratë në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor të Partisë Demokratike.

“Do marr inisiativën për të ftuar forcat politike ditën e premte në orën 11 për të nisur reformën elektorale”, deklaroi përballë deputetëve demokratë, kryeministri Berisha.

Kryeministri ka akuzuar ndërkohë opozitën se nuk ka marrë parasysh ofertën e mazhorancës për reformën zgjedhore, duke refuzuar krejtësisht këtë ofertë të cilën kryeministri e ka quajtur të pashembullt.

“Dua tu informoj të gjithëve se Partia Socialiste ka marrë që në shtator ofertën më të pashembullt në historinë e pluralizmit, që ajo të hartojë vetë të gjitha amendamentet që dëshiron sipas udhëzimeve OSBE-ODHIR-it, dhe ne t’ia votojmë ato”, theksoi shefi i qeverisë.

Ai bëri me dije se “PS-së i është propozuar nga mazhoranca që të fillojmë punën me komisionin, dhe të paraqesin të gjitha amendamentet të përgatitura edhe nga vetë socialistët si grup parlamentar, të marrin vendimin e Komisionit të Venecias ose OSBE-së e ne t’ia votojmë”, tha kryeministri Berisha.

Sipas kryeministri, kjo ofertë ka gjetur refuzimin konstant të udhëheqjes socialiste.

Andaj për këtë arsye, kryeministri Berisha vendosi sot të thërrasë tryezën e partive politike për të nisur reformën zgjedhore.

Sipas kryeministrit kuadri ekzistues ligjor që lidhet me zgjedhjet ka qenë në përputhje me kërkesat e OSBE-ODHIR-it, dhe përbën një bazë teknike të gjerë për zgjedhjet demokratike.

Në këtë kontekst, kryeministri berisha shprehu angazhimin e mazhorancës për të nisur punën për reformën zgjedhore duke bërë me dije se socialistët janë të mirëpritur në këtë proces të rëndësishëm duke propozuar amendamentet e saj.

“Dëshiroj që zoti Rama të mos emërojë grupin e vet të marrë pjesë në këtë proces, sepse refuzimi i këtij procesi duket sikur të jep di@ka në dorë, por do të jetë e kundërta, ndaj unë gjykoj se ne duhet të udhëhiqemi vetëm nga respekti ndaj qytetarëve për të ecur drejt integrimit të Shqipërisë”, pohoi kryeministri.

Ai bëri me dije se është gati tashmë edhe ligji i ri për partitë politike, që ka qenë një detyrim madhor i qeverive të mëparshme.

Për këtë ligj tha kryeministri janë bërë të gjitha tavolinat me ekspertët dhe shoqërinë civile si dhe duke respektuar nismën GRECCO.

Ligji tha kryeministri ka një rëndësi të ve@antë në plotësimin e kuadrit ligjor në luftën kundër korrupsionit, pasi financimet partiake përbëjnë një problem të madh edhe në botë, universal, por secili vend duhet t’i japë përgjigjen e vet sa më të mirë”. Vijon...

mit/NOA
KOMENTE