English

Dezertoi nga ushtria, kapet në Kakavijë duke tentuar të arratisej për në Greqi

Kakavijë, 18 tetor, NOA - Si rezultat i përforcimit të masave në kufirin e gjelbër me Greqinë, konkretisht, në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë ditës së djeshme nga ana e efektivave të policisë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i një personi të shpallur në kërkim.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të Kakavijës, sipas të cilave, personi i ndaluar rezultonte si i dënuar me 4 muaj burg, është 22 vjeç dhe mban emrin Ilia Muhameti, lindur dhe banues në qytetin e Beratit, i cili i shtohet radhës me 72 persona të kërkuar të kapur gjatë këtij viti në Kakavijë.

Në fakt, policia ndërsa patrullonte në kufirin e gjelbër ka realizuar bllokimin e 7 personave nga rrethe të ndryshme, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të shtetit grek.

Nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS, rezultoi se njëri nga këta shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pikërisht i lartpërmenduri Muhameti.

Konkerisht, mësohet se ky person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës me vendim nr 112, datë 29.10.2009, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale të Dezertim nga Ushtria.

U njoftua drejtoria e policisë së Beratit, e cila konfirmoi qenien e këtij personi në kërkim dhe nisjen e patrullës për ta shoqëruar mbi veprime të mëtejshme.

Theksojmë se gjatë këtij viti, nga ana e efektivave të drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër janë kapur dhe ndaluar 73 persona në kërkim për llogari të drejtorive të policisë në qarqe, të dënuar për vepra të ndryshme penale.

n.e/NOA

KOMENTE