Nju Delhi, Indi, 18 Tetor 2010 NOA/DW - Nga një panik masiv në një tempull hindu në Indinë lindore humbën jetën të paktën dhjetë vetë.
Edhe rreth 15 të tjerë u plagosën gjatë kësaj fatkeqësie në shtetin federal Bihar, bëri të ditur policia.
Për festën e përvitshme të sakrificës rituale në tempullin rreth 200 kilometra larg kryeqytetin Patna ishin grumbulluar dhjetëra mijëra vetë.
Në kohën e aksidentit aty ndodheshin rreth 40 mijë vetë.