English

Durrës, humb jetën foshnja dymuajshe nga një sëmundje në mushkëri

Durrës, 18 tetor, NOA – Një foshnje dymuajshe ka vdekur dje në banesën e saj në qytetin e Durrësit.

Foshnja e cila banonte me prindërit e saj në fshatin Sallmane Shijak, quhet Erisa Kuçi.

Policia e Durrësit bën të ditur se nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezulton se fëmija, në orën 06.00 të ditës së djeshme ishte transportuar në Spitalin e Durrësit nga i ati, shtetasi G.Kuçi, ku dhe ka mbërritur e vdekur.

Nga kryerja e ekzaminimeve të deritanishme rezulton se vdekja është shkaktuar nga një sëmundje në mushkëri.

Por, prokuroria po vazhdon punën hetimore për saktësimin e shkakut të vdekjes, së foshnjes, ndërsa po merren në pyetje prindërit e saj.

mit/NOA
KOMENTE