English

Gjendet i vdekur 22-vjeçari, dyshohet vrasje

Tiranë, 18 tetor, NOA - Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Trupi pajetë i të riut është gjetur në anë të rrugës kryesore nga disa kalimtarë.

Ndërkohë pas njoftimit të policisë është bërë i mundur dhe identifikimi i tij. Nga informacionet paraprake raportohet se emri i viktimës është Shkëlqim Nozli. Sipas policisë dyshohet se 22-vjeçari është vrarë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

a.k/NOA

KOMENTE