Vlorë, 18 tetor, NOA – Eshtë qëlluar me plumb, pastaj është lënë i vdekur brenda makinës së tij, në rrethana mjaft enigmatike, komandanti i shërbimeve të rendit në qytetin e Vlorës.
Ngjarja e rëndë konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore të qytetit bregdetar për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se viktima mban emrin Roland Lika, është 46 vjeç dhe se dyshohet që ai ka mbetur i vrarë gjatë ndjekjes së një personi të dyshuar.
Më tej, thuhet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole”, në orën 4.00 të mëngjesit duke u gdhirë dita e sotme, ndërsa nuk dihen më tepër detaje rreth saj.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, e cila i mori jetën kolegut të tyre...(vijon).
n.e/NOA