English

Gratë më të pasura në botë, janë 3 kineze

Pekin, 18 tetor 2010 - Tri gra kineze, në radhë njëra pas tjetrës, vlerësohen si më të pasurat në botë, në listimin e 20 të tillave. Sipas raportit të publikuar nga presitigjiozia “Forbes”, thjeshtësia ekstreme e kujdestarisë së fëmijëve në Kinë, ka nxitur rritjen e grave biznesmene në vendin e madh të Azisë.

Kështu, e para ndër të pasurat e këtij vendi renditet Yin Zhang, pronarja e “Nine Dragons Paper” për riciklimin e letrës, me një pasuri personale prej 5.6 miliardë dollarë. Në vend të dytë, renditet 46-vjeçarja Yajun Vu, pronare e “Longfor Propiety”, me një kapital personal prej 4.1 miliard dollarë.

Ndërsa e treta renditet Hong Chen, pronare e konglomeratit kinez “Lihua's Kong Fuhua”, me një pasuri prej 4 miliardë dollarë.

Kurse pas tyre, ndër më të pasurat në botë renditet Mera Rosalia, pronarja spanjolle e zinxhirit të dyqaneve të veshjeve “Zara”, me një pasuri prej 2 miliard dollarë, pasuar nga italiania Giuliana Benetton, mbiemri i së cilës na kujton një markë të njohur veshjesh.

Ndërkaq, në listën e 20 grave më të pasura në botë renditet edhe maniatia amerikane televizive Oprah Vinfrey, si edhe shkrimtarja angleze, autore e Harry Potter, JK Rovling.

Në përgjithësi, lista e femrave më të pasura vazhdon të dominojë në miliarda që bëhen prej femrave në Kinë, ku numërohen 11 të tilla.

Për pjesën tjetër të renditjes, përmendim edhe rusen Elena Baturina, numri 1 i “Real Estate” në këtë vend, Doris Fisher nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

n.e/NOA

KOMENTE